MPJ: Gjuriç hyri ilegaliasht në Kosovë përmes një ambulance
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriç, udhëheqës i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën i cili hapur ka provokuar sot në veri institucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë, shkruan “Zeri.info”.

Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët. Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.

MPJ i ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriç dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevantë në Kosovë.

Kjo përpjekje e tij i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike./Albeu.com/
Shtuar më 15/12/2016, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori