Berisha në Tepelenë: Ahmetaj mashtroi për të larë gjurmët e aferave

Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat e PD-së në Tepelenë.

Teksa akuzoi qeverinë Rama për vjedhje dhe mashtrimw, Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj mashtroi në përpjekje për të larë gjurmët me aferat ku është futur.

Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK-un se po mbron ish-ministrin Arben Ahmetajn, ndërsa tha shteti ka një inspektoriat financuar nën urdhrat e Arben Ahmetajt

“Ju keni dëgjuar për aferën e djegësave, të vjedhjes së 420 milionë eurove. Doli pardje Arben Ahmetaj, e pa që Edi Rama e shiti. Ai insistoi të dilte te ai emision se Rama tha se me të ka punë prokurori. Ajo ishte një medalje me dy anë. Në një anë i tha se kreu i Meduzës për inceneratorët je ti. I tha se nuk jam i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Asnjë ministër nuk e lëviz sot. Qeverinë e lëviz kryeministri me sekretarin e përgjithshëm e tij. E tha këtë, sepse në aferën e djegësave, siç nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar, janë firmosur 17 dokumente për 24 orë. E vërteta është se përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama. Ai ka firmosur fap e fap, duke i thënë drejtori i entit kombëtar të prokurimeve, që kjo metodë prokurimi nuk mund të përdoret se është antiligjore. Kurrë kryeministri nuk mund ta firmosë atë. Sepse ai është gardiani i shtetit shqiptar. Ai ka shkelur ligjin vetëm pse e kishte ndërmarrje të tij. Ka 1000 abuzime për djegësit dhe Arben Ahmetajn. Po pse SKAPI i partisë hesht? Arreston Dervishin, mirë bën, po pse nuk arreston inspektorin që mbylli sytë, ministrin nga i cili varej ky instruktor, që ishte Ahmetaj. Po pse? Se ky institucion ishte i kapur. A e dini që këta ministra, më shpesh shkojnë në Dubai sesa vijnë në Gjirokastër? A e dëgjuat Ahmetajn që thoshte se pasaporta e tij nuk ishte aty. Këta mbajnë nga 3 pasaporta për të mos u diktuar. Këta janë një bandë që nuk e nxë toka. Ku arrin kjo bandë? Arrin të korruptojë kryezbuluesin e SHBA-ve, McGonigalin. Ata që e bëjnë këtë janë më bespremët që nga koha e Skënderbeut”, tha Berisha.

/albeu.com/ 


Shtuar 25.02.2023 11:21