Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, lëkundjet ndihen deri në Turqi

Një tërmet me magnitudë të shkallës 4.9 Rihter ka goditur në orët e para të mëngjesit sot (03:50) ishullin grek, Lesvos.

Sipas Institutit Gjeodinamik epiqendra e tërmetit u shënua 2 kilometra në veri-perëndim të Mandamados, ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në zonat përreth, në ishullin e Khios dhe në Izmir të Turqisë.

Aktualisht nuk ka raporte për dëme materiale, apo të lënduar.

Autoritetet vendase raportojnë se disa minuta pas tërmetiti është regjistruar një pasgoditje me magnitudë 3.3 Rihter, 14 km në lindje-verilindje të Mandamados në Lesvos./Albeu.com. 


Shtuar 7.01.2023 07:57

Tags: ,