Digjet makina e pronarit të televizionit në Shkodër

Makina e pedagogut dhe pronarit të një televizioni lokal në Shkodër, Gasper Kokaj është djegur gjatë orëve të natës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se djegia ka qenë e qëllimshme. Në to dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.

Pronari i TV Rozafa, Gaspër Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.

Kokaj ka qenë kandidat për deputet për PR. Makina ka qenë e parkuar poshtë pallatit ku ka median e tij në zonën e Dollarit.


Shtuar 22.02.2023 10:53