Kuvendi mban të martën seancë të jashtëzakonshme, Krasniqi: Kurti nuk është serioz
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e saj mori vendim që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të martën në orën 11:00, sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.

Krasniqi tha se pakoja e propozuar është në favor të qytetarëve të dëmtuar nga pandemia.

“Nuk mund të paragjykojë se besoj që të gjitha partitë në kuvend do të duhej të ishin në favor të masave por do të shohim se si do të zhvillohet seanca të martë. Meqenëse qeveria nuk mund të merr hapa legjislativ për të kërkuar nga Kuvendi marrjen e veprimeve, ne besojmë që Kuvendi duhet të luajë rolin që e ka si institucioni më i lartë në vend, dhe të marrë masa për ndihmën ekonomike në sektorin privat në vijën e parë të pandemisë. Ne morëm një vendim që të shqyrtojmë se cilat janë masat që duhet marrë Kuvendi i Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria ka shkelë Kushtetutën në disa nene të kapitullit dy të Kushtetutës…”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur rreth çështjes së dialogut dhe formimit të grupit negociator nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Krasniqi shtoi se kryeministri është joserioz.

“Kryeministri është joserioz, ai është vetëm kujdestar i Qeverisë deri në formimin e Qeverisë së re.

Një kryeministër i cili është i shkarkuar duhet të merret vetëm me çështjet e minimumit të kapacitetit ekzekutiv e në këtë rast të merret vetëm me pandeminë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se PDK do të vazhdojë të jetë opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme.
Shtuar më 10/04/2020, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori