Koronavirusi në Kosovë, këto janë statistikat e ecurisë së përhapjes (FOTO LAJM)

IKSHP ka dhënë detaje më të zgjeruara lidhur me ecurinë e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Përmes grafikoneve, IKSHP ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 e deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga COVID-19 në Kosovë.

Nga gjithësej 88 personat e konfirmuar me koronavirus, 20 nga ta i përkasin këtij grupi të moshës, teksa vetëm 9 prej tyre janë të moshës mbi 70 vjeçare.

Po ashtu, IKSHP ka bërë të ditur se 53 përqind e të infektuarve në Kosovë i përkasin gjinisë mashkullore, teksa 47 janë të gjinisë femërore.

Ndërkaq, 23 marsi shënon datën kur janë konfirmuar më së shumti raste brenda një dite, gjithësej 23.

Malisheva është qyteti i goditur më së keqi nga kjo sëmundje në Kosovë, me 32 raste të regjistruara, i ndjekur nga Gjilani me 15 raste dhe Prishtina më 11 raste tjera.
Shtuar më 28/03/2020, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori