Rama takon në Berlin kancelarin gjerman Olaf Scholz (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar në Berlin, me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, shefi i qeverisë ka ndarë pamjet nga takimi.

Kujtojmë se Rama ndodhet në Gjermani, në kuadër të një vizite zyrtare. Më herët shefi i mazhorancës është takuar me presidentin Frank ëalter Steinmeier, në Presidencën Federale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm.

Ata dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë. Biseda u përqendrua po ashtu në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim./albeu.com/