Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur
listën me 110
kandidatët e saj për deputetë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar
listën në Facebook, duke thënë se partia e tij përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme e duke respektuar kuotën gjinore, shkruan lajmi.net.
"Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora", ka shkruar ai.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 22:06