Aksident në Berat, shoferi 18-vjeçar “fluturon” me makinë të moshuarin në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Beratit ditën e sotme, vetëm disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Mësohet se një 70-vjeçar,që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur dhe hedhur në ajër nga një automjet tip Benz Mercedes me targa AB 586 BD, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

70-vjeçari Muharrem Kadëna ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Pasi mori ndihmën e parë ai është dërguar me urgjencë në Tiranë drejt Spitalit të Traumës, pasi ka pësuar hemorragji të brendshme.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.

 

 


Shtuar 20.06.2023 21:02