Përfundojnë në spital burrë e grua në Pogradec, konsumuan lëndë helmuese

Një çift bashkëshortësh në fshatin Blacë, Pogradec, kanë përfunduar në spital pasi dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike (herbicid).

Mësohet se B.O, 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij V.O, 40 vjeçe, po marrin trajtimin e nevojshëm në spital ku tanimë raportohet se gjendja e tyre është e qëndrushme. Ata kanë rrëfyer se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pasi e kishin ngatërruar lëndën helmuese me shishen e uthullit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.