Reshjet e shiut sjellin probleme në Lezhë, përmbyten rrugët dhe oborret e shkollave (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë pasojat e tyre në Lezhë, duke bërë që në disa lagje, uji ka mbuluar rrugët e trotuaret.

Nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturën e Lezhës ende nuk raportohet për probleme, ndërkohë që grupet e punës kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet që mund të jenë shkaktuar.

Gjithashtu dhe oborret e shkollave janë mbushur me ujë, duke penguar hyrjen brenda të mësuesve dhe nxënësve që të fillojnë procesin mësimor.

Për shkak të motit të keq, që prej mbrëmjes të së martës kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./albeu.com

 


Shtuar 19.01.2023 08:42