Tym i zi mbulon kryeqytetin, merr flakë kulla në Tiranë (VIDEO)

Tym i zi ka mbuluar kryeqytetin këtë të hënë.

Shkak është bërë  një zjarr që ka rënë në një nga kullat që po ndërtohen në zonën e Bulevardit të Ri, në rrugën “Jordan Misja”në Tiranë.

Sipas policisë zjarri ka rënë ë katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër, ndërsa mësohet se ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym. Për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Burime për AlbEu.com  bëjnë me dije se zjarrfikësja është vonuar 30 minuta për të mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
/albeu.com/