Makina përplas 17-vjeçaren në Tiranë, në pranga drejtuesi i “Range Rover”

Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi përplasi me makinë një 17-vjeçare në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se I riu, banues në Shijak duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare. Adoleshentja ndodhet në spital, nën kujdeisn e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 26.04.2023 11:35