E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Haradnaj, mesazh për 11 Shtatorin dhe thotë se askush në SHBA nuk donte ndarjen e Kosovës
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, pas zbulimit të obeliskut kushtuar viktimave të 11 Shtatorit në SHBA.

Haradinaj ka folur edhe për propagandën e Serbisë në drejtim të Kosovës për çnjohje nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ka qenë një projekt i lodhjes e dorëzimit të Kosovës e që më pas është pritur vetëm amini i Serbisë. Disa goditje i kemi marrë ai ka qenë një organizim i madh, më tutje dëme tjera Kosovës kush i bën. Drejtimi i Serbisë për çnjohje është i përditshëm”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për shkarkimin e John Boltonit nga presidenti Trump, i cili është cilësuar si armik ndaj Kosovës.

Ai ka thënë tutje se Amerika e mbron Kosovës dhe as Boltoni nuk ka qenë kundër ndarjes së Kosovës.

“Kosova për Amerikën është vijë e frontit. Jam i bindur se Amerika do të jetë me Kosovën. Ne kemi dëgju plot deklarata. Kurrkush në Amerikë nuk nuk është për ndarje të Kosovës. As Bolton s’ka qenë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm me njohje.

“Taksa heqet me njohje, nuk bëhet përpara këtë e dinë të gjithë”, ka thënë Haradinaj në konferencë.
Shtuar më 11/09/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori