Haradinaj: Rrahman Rama s’ka nevojë të dalë në media
Letra e komandantit të FSK-së drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për anulimin e takimit të vizitës së gjeneralit amerikan u komentua edhe nga Ramush Haradinaj, shkruan Albeu.com.

Mënyra sesi Komandanti i Forcës së Sigurië së Kosovës ka njoftuar presidentit, nuk ka lënë një shije të mirë te kryeministri Haradinaj.

I pyetur nga mediat rreth kësaj letre Haradinaj u përgjigj:

“Gjenerali Rama duhet ta dijë që është komandant i ushtrisë, nëse mendon se është zor me majtë ushtrinë, ka naj djalë të ri a vajzë të re, që mund ta udhëheqë ushtrinë. Nëse mendon se duhet me qenë shpesh pjesë e mediave, duhet ta dijë se nuk është detyrë e tij. Merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ushtria e tij, komandanti le të punojë. Kemi shpesh komunikime konfidenciale, e kuptoj pse po bëhet kaq e zhurmshme, po e kuptoj logjikën pse po bëhen, por i siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia duke vepru kështu. Kjo logjika që po mundohen me i bë presion Qeverisë së vendit, do t’ju kthehet keq të gjithëve. Unë ushtroj obligimet e mia kushtetuese, për Kosovën unike, të pandashme, kjo është detyra jem”.

Arsyeja e këtij refuzimi nga gjenerali amerikan sipas Ramës vjen në shenjën e pakënaqësisë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës për produktet e Sërbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori