Rama nuk harron “premtimin”, pas Islandës udhëton menjëherë drejt Shkodrës për të ndjekur aktivitetet sportive krah Becit

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur aspak kohë, pasi menjëherë pas khimit nga Islanda ka udhëtuar drejt Shkodrës, për të marrë pjesë në aktivitete sportive që janë duke u zhvilluar mes të rinjve në qytetin e Shkodrës.

Rama pati deklaruar menjëherë pas rezultatit historik të PS në Shkodër, pasi menjëherë pasi të kthej nga Islanda do të udhëtonte drejt Shkodrës, duke premtuar se në katër vitet e ardhshme këtij qyeteti do t’i jepeshin investimet e munguara.

Gjatë periudhës 15 Maj dhe deri me 5 Qershor zhvillohen ndeshjet gjysmë finale me sistem grumbullimi në 4 qarqe të Shqipërisë, ku sipas rezultateve, ekipet fituese të volejbollit dhe basketbollit për shkollat e mesme dhe 9-vjecare do të kualifikohen në finalen e madhe në mesin e qershorit.

Kryeministri Rama i cili i ka ndjekur nga afër ndeshjet e nxënësve edhe në qytete të tjera, nuk mungoi mes të rinjve shkodranë, kuksianë e lezhianë, së bashku me Kryetarin e Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, si dhe qindra nxënës të tjerë, mësues dhe prindër, të mikpritur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Nga projekti “Ekipet sportive në Shkolla” përfitojnë direkt më shumë se 10,000 vajza dhe djem, në shkallë vendi, si dhe janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit për të dyja gjinitë.


Shtuar 19.05.2023 16:29