Grabitet shtëpia e ministrit në Kosovë, hajdutët marrin bizhuteri dhe 100 euro
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj ka rënë pre e disa grabitësve që i janë future në shtëpi.

Mediat kosovare shkruajnë se persona edne të paidentifikuar janë future në shtëpinë e Lekajt, mbrëmjen e të mërkurës dhe kanë marrë stoli ari dhe para kesh që kanë gjetur.

Paratë e vjedhura kapin e vlerën e 100 eurove, ndërsa stolitë ende nuk dihet saktësisht se çfarë vlere kishin.

Për këtë rast, ministri ka regjistruar një kallëzim ku kërkon zbardhjen e ngjarjes. “Qagllavicë 15.01.2020, 17:55, Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje.

Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin,”- shkruhet në njoftimin e policisë.
Shtuar më 16/01/2020, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori