Erdogan: Askush s'na ndalon të kemi armë bërthamore
Presidenti turk, Recep Erdogan ka shpalosur ambiciet e vendit që drejton për krijimin e një arsenali ushtarak bërthamor. Duke folur para mbështetësve të partisë së tij në qytetin lindor të Turqisë, Sivas, Erdogan ndër të tera citohet të jetë shprehur:

“Disa vende kanë raketa me mbushje bërthamore, jo një apo dy. Por ata na thonë se nuk mund të kemi armë të tilla. Unë këtë nuk e pranoj. Nuk ka asnjë shtet të zhvillur në botë që nuk ka armë bërthamore”.

Erdogan nuk ka bërë publik ndonjë plan konkret, por fakti që ka përmendur një gjë të tillë nënkupton se Turqia po konsideron kalimin drejt një faze të re, ndonëse ajo në vitin 1980 ka firmosur Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe atë Ndalimit të Testeve Bërthamore në vitin 1996.

Presidenti turk ka sjellë rastin e Izraelit që kërcënon fqinjët e vet me statusin e fuqisë bërthamore.
Shtuar më 06/09/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori