Mblidhen liderët e shtetit, a do të hiqet taksa?
Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka ftuar në një takim në zyrën e tij presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Takimi pritet të mbahet sot në orën 12:00, ndërsa arsyeja e këtij takimi është taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dhe dialogu.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


Shtuar më 11/02/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori