Disa orë na ndajnë nga ceremonia e Oscar, ambasadori shpreson te artistët kosovarë
Ceremonia e shpërblimeve “Oscar” do të mbahet sonte, për të vlerësuar suksesin e aktorëve, regjisorëve dhe punëtorëve të filmit gjatë vitit 2018.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka postuar në rrjetin social twitter një mesazh ku bën thirrje që regjisorët kosovarë të depërtojnë në industrinë më të famshme amerikane të filmitHollywood”.

“Duke pritur #Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtar kanë pasur sukses në Hollywood ndër gjenerata. Kush do të jetë regjisori apo aktori i ardhshëm nga Kosova që do të bëjë hapin e madhë në Amerikë?” shkruan Kosnett.

Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të drejtë presim surpriza.


Shtuar më 24/02/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori