Dalin detajet: Kush u arrestua dhe për çfarë gjatë aksionit në "Kodrën e Trimave"
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm në Prishtinë ku u arrestuan katër persona.

Mësohet se personat janë arrestuar për shkak të aktivitetit në falsifikimin e dokumenteve.

Po ashtu, në këtë aksion janë konfiskuar edhe disa prova materiale për rastin.

Më poshtë komunikata e policisë

Me datën 31/05/2019 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ neni 390.

Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar:

Veturë Opel Astra,

Tre telefona SAMSUNG,

Dy pasaporta të Republikës së Kosovës,

Një librezë e veturës zvicerane.

Me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’.
Shtuar më 31/05/2019, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori