Moti bën ndryshimin e menjëhershëm, çfarë ndodh me temperaturat ditën e enjte

Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                               

në zona malore 0 deri 13°C                                                                                                                

në zona e ulëta 2 deri 21°C                                                                                                       

në zona bregdetare 7 deri 20°C

/AlbEu.com/


Shtuar 29.03.2023 16:25