Parashikimi i motit për datën 25 qershor 2023

Ditën e diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s.

Valëzimi në dete do te jetë I forcës 1-2ballë.