Ermali dhe Xheraldina tentuan t’i bënin një “rreng” Ledrit, por reagimi i tij ishte epik

Këtë të dielë ishte rradha e Ermal Fejzullahut që të bëhej pjesë e lojës “Mesazh pa zarar” në emisionin “N’majë t’gjuhës”. Mesazhi që ai duhet t’i dërgonte pesë personave ishte:

“Më ndaloi policia edhe duke i kontrrolluar dokumentat më pyetën i kujt jam. I thash i Sabri Fejzullahut. Më thanë a veç sepse jemi policë po mendon që i hajmë shakatë? Djali i Sabrisë pa mustaqe? Më futën dënim dhe ma morën patentën për 6 muaj…”

Nga të gjithë miqtë që jua dërgoi këtë mesazh të “çuditshëm”, i vetmi që u përgjigj ishte Ledri Vula. Këtë herë, reperi e kuptoi se rrengu i vinte pikërisht nga emisioni i mamasë së tij.

“Bir qenke në emision te Xheri…një herë e kam hëngër këtë shaka thuaju. Ju dua”, ishte mesazhi i Ledrit i cili shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Kjo nuk është hera e parë që të ftuarit e Xheraldinës zgjedhin edhe Ledrin në listën e personave që i bëjnë pjesë të lojës. Por këtë herë duket se Ledri “ishte më i shpejtë” për të kuptuar se çfarë po bëhej…

 


Shtuar 12.12.2022 12:18