Albin Kurti: Nuk kam asgjë personale me Edi Ramën, por nuk ka të drejtë të flasë për Kosovën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë, ku edhe ka folur për marrëdhëniet me homologun, Edi Rama.

I ftuar në "5 pyetje me Babaramon", Kurti tha se askush nuk ka të drejtë që të diskutojë për territorin e Kosovës.

Megjithatë kreu i LVV-së, tha se nuk akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë kanë qëlime të tjera.

"Nuk kam asgjë personale, por askush nuk ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës apo bëjë oferta me të për Serbinë madje edhe po u zgjuan dëshmorët nga varret, jo më politikanët e Kosovës apo Shqipërisë.

Nuk them se Rama është i përfshirë në këtë, por miqtë e tij më të mirë në Kosovë janë përballë kësaj mënxyre"- tha Kurti.

Shtuar më 01/06/2020, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori