205 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 3 të vdekur
Të premten janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Kështu për të tretën ditë rresht është kaluar shifra e 200 rasteve.

Të premten janë shëruar 61 pacientë, kurse kanë vdekur tre persona. Numri i të vdekurve ka shkuar në 97.

Prishtina prapë prinë bindshëm sa i takon rasteve. Janë 87 raste në Prishtinë, kurse në Ferizaj janë konfirmuar 25 raste të reja. Mbi dhjetë raste i kanë edhe Prizreni (16), Fushë Kosova (14) dhe Podujeva (13). Lista e gjatë vazhdon me Mitrovicën me nëntë raste, Pejën (5), Vushtrrinë (5), Obiliqin (4), Shtimen (4), Dragashin (3), Lipjanin (3), Rahovecin (3), Drenasin (2), Istogun (2), Gjakovën (2), Kaçanikun (2), Skënderajn (2)., Nga një rast të ri e kanë Klina, Malisheva, Mitrovica e veriut dhe Suhareka.

Të premten janë bërë 388 testime, pra më shumë se gjysma e të testuarve ka rezultuar pozitiv.

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 4512.

Deri më tani janë shëruar 2156 persona, kurse rastet aktive janë rritur në 2259.
Shtuar më 10/07/2020, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori