Presidenti austriak në Kuvendin e Shqipërisë: Dënoj sulmin ndaj godinës së Top Channel

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen u takua sot në Tiranë me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj.

Pas takimit dyshja zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë aktualisht presidenti austriak po mban fjalim nga foltorja e kuvendit të Shqipëtisë.

Ai e nisi fjalën duke iu referuar sulmit të mesnatës ndaj Top Channel.

Teksa i dërgoi ngushëllime familjarëve të rojes së sigurimit i cili ndërroi jetë nga të shtënat me kallashnikov, presidenti austriak tha se dënon ashpëe sulkmin ndaj Top Channel.

/albeu.com/