PD çon në KQZ listën, zbardhen emrat e kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës

Partia Demokratike, e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror Zgjedhor, listën me emrat e kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës, ndërsa kandidat për drejtimin e kryeqytetit në zgjedhjet lokale të 14 majit, kanë Roland Bejkon.

Listën e këshillit bashkiak në Tiranë e kryeson pedagogia Enriketa Pandelejmoni, ndërsa në radhë vjen futbollisti Gentian Muça.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike është e ndarë nga grupi i Berishës./albeu.com