Kiara Tito “i vjedh” reçipetat Arbana Osmanit, “kryqëzohet” në rrjet nga fansat e Luizit (FOTO LAJM)

Kiara Tito ka publikuar pak minuta më parë një foto duke na teguar se si do të duket gjatë spektaklit të sotëm.

Por si çdo lëvizje tjetër e moderatores edhe kjo foto ka marrë një “bum” komentesh e mes tyre këtë herë shumë kritika.

Ndjekësit e Luizit janë sulur, pasi Kiara është shfaqur në fotot e saj veshur me reçipeta dhe një xhaketë sipër. Moderatorja duket mjaft këndshëm për syrin estetik, ama mjaft ndryshe nga paraqitja e saj në BBV, krah Luizit.

Prandaj fansat kanë shpërthyer që në minutat e para të publikimit të fotos në komente se ajo nuk e meriton Luizin për shkak të kësaj paraqitje.

Nëse këto reçipeta ju duken të njohura, ju kujtojmë se ja keni parë edhe Arbana Osmanit në një prej daljet e saj në spektaklin e BBV./albeu.com/