Tronditet sërish Gjiri i Lalzit, a është një mesazh për politikanët tanë? (FOTO LAJM)

Tërmeti që tronditi Tiranën, Durrësin, Krujën dhe rrethet pranë tyre kishte si epiqendër zonën në veri të Durrësit, e cila përkon fiks me Gjirin e Lalzit.

Kjo zonë është goditur edhe katër herë të tjerë nga tërmetet gjatë muajve të fundit duke pasqyruar kështu një aktivitet sizmik të lartë për mesataren e Shqipërisë, shkruan Albeu.com.

Në këtë zonë janë investuar miliarda euro gjatë viteve të fundit ku spikasin resortet dhe vilat e politikanëve shqiptarë. Pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kanë vila në zonëne e Gjirit të Lalzit duke bërë mjaft komenetues në rrjete sociale që të bëjnë një lidhjes mes tërmeteve të vazhdueshme dhe "hakut" të shqiptarëve të investuar në Gjirin e Lalzit.

"Zoti po i çon një mesazh politikanëve tanë hajdutë", komenton një qytetar në Facebook.

Më parë, Gjiri i Lalzit është goditur nga tërmete me magnitudë 3.5-4 të shkallës richter pa shkaktuar dëme materiale. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori