Al Nasr “asist” Asllanit, blen yllin e Interit

Marselo Brozoviç nuk do të jetë më pjesë e Interit pasi mesfushori kroat do të shitet në Arabinë Saudite, te Al Nasr. Palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit dhe ditën e nesërme pritet që të zyrtarizohet ehde nga klubet respektive.

Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio raporton se Brozoviç do të përfitojë 20 milionë euro në sezon dhe do të firmosë një kontratë 3 vjeçare me Al Nasr teksa klubi arab ka derdhur në arkat e Interit plot 23 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

Me largimin e Brozoviç, rriten shanset që Asllani të ketë më shumë hapësirë në skuadrën e Interit. Simeone e sheh Asllanin si një lojtar të perspektivës megjithëse sezonin e fundit nuk e aktivizoi shumë.


Shtuar 25.06.2023 13:47