Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore

Ju e dini se simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje gjoksi kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor. Por ka të tjera që, ndërsa është më e lehtë t’i shpërfillësh, duke menduar se nuk tregojnë rrezik, në fakt meritojnë vëmendje të menjëhershme.

Lodhje e vazhdueshme

Të ndihesh i lodhur ose i plogësht pas një nate gjumi jo shumë të mirë nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por lodhja që vazhdon pavarësisht përpjekjeve tuaja për të pushuar ose që ju pengon të bëni aktivitetet tuaja të përditshme mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje të zakonshme, siç është gripi.

Kur këto simptoma vazhdojnë për më shumë se dy javë, është e rëndësishme të kërkoni ndihmën e specialistëve dhe të ndiqni udhëzimet e tyre.

Shtim i pashpjegueshëm i peshës

Shpesh disa kilogramë më tepër mund të barazohen me snacking më shumë se zakonisht ose me kënaqësitë e vogla të festave. Madje ka raste kur shtimi në peshë mund të jetë krejtësisht normal. Por kur vërtet nuk mund ta kuptoni se nga vijnë kilogramët e tepërt, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Djersitje e madhe

Djersitja e madhe nuk është thjesht e bezdisshme. Nëse djersitni kur nuk jeni duke ushtruar dhe jashtë nuk është nxehtë, mund të jetë shenjë e problemeve me tiroiden, diabetit, çrregullimeve të sistemit nervor, infeksioneve ose në raste të rralla kanceri.

Gjithashtu djersitja e pashpjegueshme ose e papritur mund të shoqërohet edhe me ndezje të nxehta në menopauzë.

Lodhje intensive gjatë stërvitjes

Nëse papritmas lodheni më shumë se zakonisht gjatë stërvitjes tuaj të rregullt, kjo nuk do të thotë që keni dalë nga forma brenda natës. Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, është e mundur që gulçimi juaj të shkaktohet në të vërtetë nga astma, veçanërisht nëse kolliteni ose përjetoni fishkëllimë ose shtrëngim në gjoks.

Në raste të rralla, gulçimi gjatë stërvitjes mund të lidhet me sëmundjet e zemrës. Këto simptoma delikate kanë më shumë gjasa të jenë të rëndësishme për dikë me rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës për shkak të presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë ose diabetit.