Shqiptarët se ndajnë shpirtin nga politika, parrulla "Rama ik" në stadium (FOTO LAJM)

Shqipëria po pëson humbje ndaj Francës ku deri në këto momente ka pësuar dy gola.

Dhe pse përballë një skuadre të mëdha, kampione e botës, shqiptarët kishin shumë shpresa, të cilat po shuhen minutë pas minuti lojë.

Por pavarësisht se "Air Albania" ka mbledhur për herë të parë sportdashësit në ambientët sapo të inaguruara, shqiptarët ende e kanë mendjen tek politika.

Pas videos "Rama Ik" ku tifozët këndojnë në kor, në media po qarkullojnë me shpejtësi pamje të një parrulle "Rama IK".

Si duket as futbolli, as humbja e as inagurimi i stadiumit të ri, nuk mundi ti shkëpusë shqiptarët 90' nga politika. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2019, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori