Rrepat, përfitimet shëndetësore që merrni prej tyre

Rrepat njihen për disa veti ushqyese. Ato kanë ngjyra të larmishme ngjyrash, si vjollcë, të kuqe dhe jeshile me nuanca të bardha. Si rrënjët po ashtu edhe gjethet e rrepave janë të ngrënshme dhe janë një ndër perimet më të preferuara të nutricionistëve për shkak të përfitimeve të tyre shëndetësore.

Rrepat përmbajnë veti antikancerogjene.

Rrepat kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe janë të pasura me glukozinolate, të cilat të dyja mund të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trup.

Kanë veti anti- inflamatore.

Glukozinolatet që gjenden tek rrepat kanë edhe veti anti- inflamatore që mund të lehtësojnë dhimbjet kronike nga artriti ose presionin e lartë të gjakut.

Rrepat ndihmojnë në luftimin e baktereve të dëmshme.

Kur trupi zbërthen glukozinolatet që përmbajnë rrepat, rezulton se parandalohen rritjet e baktereve brenda trupit, si E. coli dhe S. aureus.

Rrepat kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Përfshirja e rrepës në dietën tuaj mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe rritjen e prodhimit të insulinës.

Rrepat ndihmojnë në mbrojtjen e mëlçisë tuaj.

Sipas disa studimeve, rrepat përmbajnë anthocyanine dhe komponime squfuri, të cilat janë vërtetuar se ndihmojnë në reduktimin e toksicitetit të mëlçisë.

Rrepat ndihmojnë në menaxhimin e peshës.

Për shkak se rrepat janë të ulëta në kalori dhe me indeks të ulët glicemik, ngrënia e tyre rregullisht mund t’ju ndihmojë të arrini dhe mbani një peshë të shëndetshme.