Salsano kryqëzon publikisht Delinda Dishën: Iku fshehurazi nga Portokallia (FOTO LAJM)

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”, aktori dhe moderatori i njohur i “Portokalli”, Salsano Rrapi, ka rrëfyer si rrallëherë të pathënat nga puna e tij.

Ai tregoi se të aktrosh dhe të moderosh në të njëjtën kohë është diçka e vështirë, megjithatë Salsano përpiqet t’i bëjë më së miri. Ai veçon aktrimin si punën e tij të preferuar, e cila e ka bërë prej kohësh të famshëm në “Portokalli”.

I pyetur për ndryshimet e këtij sezoni dhe largimin e aktorëve nga emisioni i humorit, Salsano rrëfeu se një largim që e kishte surprizuar ishte ai i Delinda Dishës.

Sipas tij, aktorja ishte larguar fshehurazi, pa njoftuar më parë se kishte ndërmend të largohej.

“Ishte pak çudi sepse ajo iku si me thënë fshehurazi. Mbasi bëmë turneun e “Portokallisë”, vetëm kur i kishte thënë regjisorit që do largohem”,- u shpreh Salsano sipas “Shqiptarja.com”.

Gjithashtu, aktori rrëfeu se i vetmi person i larguar nga “Portokalli”, me të cilin tashmë nuk fliste më, ishte Julian Deda.

Ai tregoi se mes tyre nuk kishte pasur asnjë konflikt, thjesht ashtu kishin rrjedhur gjërat.

Shtuar më 17/09/2019, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori