Rihanna po rikthehet, këngëtarja gati të bëjë namin pas 3 vitesh (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh, Rihanna është shkëputur nga muzika për t’u marrë me bizneset e saj por asnjëherë nuk ka harruar pasionin e saj të vjetër.

Thuhet se këngëtarja është gati për t’u rikthyer me një këngë të re dhe fansat nuk po e mbajnë dot entuziazmin.

Mediat e huaja shkruajnë se kënga e re do të titullohet “Private Loving” dhe është shkruar nga vetë këngëtarja.

Nuk është zbuluar ende një datë fikse se kur do të publikohet kënga, megjithatë kur kemi pritur për kaq shumë kohë do të presim edhe pak.

Nëse fjalët janë të vërteta, kjo do të jetë kënga e parë solo për këngëtaren që prej vitit 2016.
Shtuar më 19/08/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori