Po vinte drejt Durrësit, sa kokainë u kap në portin e Maltës (FOTO LAJM)

Një sasi prej 91.25 kg kokainë e pastër është kapur në Maltë e fshehur brenda tre kontejnerëve.

Sipas mediave vendase kontejnerët në të cilët ishte fshehur sasia e madhe e kokainës kishin si destinacion portin e Durrësit

Bëhete e ditur se droga e sekuestruar do të kapte një vlerë prej 10.3 milion eurove nëse do të shitje.

Sipas policise, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejneret. Pas dyshimeve te para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokaine.

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori