Pasi u bë mami, Jonida Vokshi ndryshon look dhe duket yll (FOTO LAJM)

Më datën 18 të muajit qershor, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një vajzë.

Çifti vendosi që të voglën ta pagëzojë me emrin Emi, një emër tepër i thjeshtë dhe i shqiptueshëm në çdo gjuhë të botës, siç kanë treguar ata.

Emi është bërë kryefjala e jetës së dyshes, të cilët tashmë janë në qiellin e shtatë nga lumturia.

Pas lindjes, Jonida i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe çdo kilogram që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, e humbi menjëherë.

Madje, pasi u bë nënë moderatorja vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në pamjen e saj.

Ajo ndoqi rregullin e pashkruar të hapjes së ngjyrës së flokëve gjatë verës, duke shtuar disa highlights në flokët e saj.

Jonida ka ndarë në Instagram një foto me pamjen e re, ku sërish i kanë vënë në pah nurin post shtatzënisë.

“Era e ndryshimit”- shkruan ajo krahas postimit.

Ju pëlqen look-u i ri i moderatores?

Shtuar më 11/07/2020, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori