Autobusi përplaset me makinën në Qafë Thanë, vetura merr flakë, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Thanë.

Mësohet se një autobus është përplasur me një makinë dhe si pasojë vetura është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, dëme materiale ka pësuar autobusi dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar mes pasagjerëve që ishin në të.

Ndërkohë, shoferi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në veturë, kanë pësuar lëndime.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 


Shtuar 21.05.2023 17:14