Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Milano

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Luis Shkira ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

/albeu.com/

 

 


Shtuar 25.02.2023 11:34