Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit me Ukrainën, presidentja e KE: Reagim cinik nga Moska

Komisioni Europian ka reaguar ndaj vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e quajti atë një “lëvizje cinike”.

“Dënoj fuqishëm lëvizjen cinike të Rusisë për t’i dhënë fund Iniciativës së Grurit të Detit të Zi, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe Turqisë. BE-ja po punon për të garantuar sigurinë ushqimore për shtresat vulnerabël të botës. Nisma e Komisionit Solidarity Lanes do të vazhdojë të transportojë produkte agro-ushqimore nga Ukraina në tregjet globale”, tha Von der Leyen në një postim.

Më herët, Gjermania i bëri thirrje Rusisë që të lejojë zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi.

Gjithashtu i pyetur në një konferencë të rregullt për shtyp në lidhje me shpërthimet në urën e Krimesë, zëdhënësi i qeverisë gjermane vuri në dukje se Berlini nuk komenton zhvillimet individuale në luftë.


Shtuar 17.07.2023 13:48