Tentuan të kalonin 118 kg kanabis nga Shqipëria në Greqi, burg për dy rumunët

Dolën sot para Gjykatës dy rumunët që u tentuan të trafikonin 118 kg kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” per dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru .

Në seancën e sotme, çifti i ka qëndruar fjalëve që kanë thënë në polici se nuk ishin në dijeni për lëndën narkotike

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Pak javë më parë po prapë 4 shetatas rumunë kanë rënë në pranga ndërsa 5 shqiptarë janë shpallur në kërkim pas megaoperacionit ‘Camper’.

Më 13 mars u sekuestruan 260 kilogramë kanabis që kishte gjithashtu destinacion Greqinë. Në pranga kanë rënë rumunët, Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru./Albeu.com/