Nuk shkëlqeu në prezantim, si iu përgjigj Adrola kritikave që mbushën rrjetin (FOTO LAJM)

Një prej vajzave më të bukura shqiptare, është këtë herë bashkëprezantuese e "Kënga Magjike 2019".

Adrola Dushi na ka përfaqësuar denjësisht në Miss Unverse 2012, por disa momente pasigurie që shfaqi në skenën e fëstivalit, nxitën komentet e ndjekësve të zhgënjyer, që thanë se Adrola mund të jetë shumë e zonja në profesionin e saj, por jo në prezantim.

Ajo zgodhi t`i përgjigjej nga skena, në natën e dytë të festivalit. "Ardit, afër magjisë tënde emocionohesh lehtë, e pastaj na thonë portalet Adrola e bukura…", ishte komenti i saj, i cili i referohej pikerisht pretendimeve që kanë mbushur rrjetin.

Ardit Gjebrea i dha zemër, duke i kujtuar se më e mira është të jetë vetvetja dhe të flasë ashtu sic e mendon.

Shtuar më 06/12/2019, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori