A ju pëlqen tallavaja? Rama publikon këngën e plotë të PS-së për fushatën e zgjedhjeve (Video)

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar sot në Facebook videon e plotë të klip të këngës së Partisë Socialiste për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Vetëm përpara” është titulli i këngës, njëkohësisht dhe slogan i fushatës së PS-së për këto zgjedhje.

Sakaq zgjedhja e Ramës për të pasur këngë tallava për fushatën elektorale ka shkaktuar reagime të shumta. Disa e pëlqejnë, disa jo, e të tjerë e konsiderojnë “tallje nga ana e kryeministrit”.

Kujtojmë se PS çeli fushtaën pak ditë më parë, 11 prill. Javën e kaluar kryeministri bëri me dije se paratë e dy javëve të para të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste do të përdoren për të mbjellë fidanë në bashkitë e Shipërisë.

Ai u dërgoi një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët