“Kam ardhur me shumë kënaqësi”, Ilir Meta shkon në SPAK

Kryetari i Partisë  së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka shkuar në  Prokurorinë  e Posaçme.

Meta ka mbërritur në  ambientet e SPAK rreth orës 10:00.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së  ish-Presidentit në  Prokurori.

Në një prononcim shkurt për mediat para hyrjes në SPAK, Meta nuk dha detaje, ndërsa theksoi se do të flasë për menjëherë sapo të dalë.

“Kam sjellë  me dhjetëra denoncime këtu me firmë  e me vulë, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. Do t’iu njoftoj sapo të  mbaroj”, tha Meta.

/Albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 10:15