“Kërkesa e Vuçiç për trupat serb surreale”, Rama mbledh ambasadorët për fundvit: Kosova kurrë në diktatin e Beogradit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit tradicional të fundvitit me diplomatët ka zgjedhur të flasë për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Rama theksoi se kërkesa e Serbisë drejtuar NATO-s për të dërguar trupa në Veri të Kosovës ishte po aq sureale sikur Kosova t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbi. Përmendi gjithashtu edhe shkëputjen e lidhjeve me Iranin, e po ashtu edhe luftën në Ukrainë.

Fjala e plotë e Ramës:

Ç’vit të pabesueshëm po mbyllim. Kur u takuam në fund të vitit të shkuar askush nga ne nuk e imagjinonte se 2022 do sillte luftën në Europë. Por ja ku jemi duke u marrë me pasojat e luftën që po shkatërron një vend demokratike europian. Por po kështu, po godet besimin, në qendrueshmërinë e vendeve tona demokratike. Të kërcënuara prej pasojash, që shkojnë nga inflacioni, tek çmimet tronditëse të energjisë. Kombet e qeveritë tona e dinë, që është shkaktuar nga 294 ditë luftë.

Shqipëria do mbështesë Ukrainën, jemi të nderuar që e kemi mbështetur. Vendin në OKB e shohim sei shenjë vlerësimi për atë që Shqipëria po bën vazhdimisht, për të promovuatr dialogun dhe lidhje më të promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin rajonal paqen dhe dialogun dhe lidhje me të ngushta me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Do bëjmë maksimunimin që të jemi në lartësinë e detyrës të Samititë të Procesit të Berlinit. E di, të gjithë e dimë që rritja e tensioneve në Veri të Kosovës, jo vetëm që janë të padobishme, por thellësisht shqetësuese. është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime.

Nuk do të jetë mbi ligjin e Beogradit, duhet të bazohet në 3 pika: dialog, dialog, dialog. Kërkesa e Serbisë drejtuar NATO-s për të dërguar trupa në Veri të Kosovës, është aq sureale sikur Kosova t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbi. Kështu që më mirë të mësojmë, të mësojmë të jetojmë dhe jetojmë me njëri-tjetrin dhe të shërbejnë pikërisht si fantazma të të shkuarës. 2022 ishte vit që ka befasoi me një luftë që erdhi pas pandemisë por edhe pas tërmetit. Menduam se nuk do shihnim më keq, por erdhi 2022. Nuk më jep kënaqësi fakti që këtu mungon ambasadori iraninan. Nuk ishte një vendim që e morën lehtshëm. Përshëndes kurajon e vajzave dhe grave iraninae që po luftojnë për t’i sjellë dritë fytytës së tyre.