“Moment historik”/ Lumi Vjosa Park Kombëtar, Rama “thumbon “evropianët: U turrën të kthenin tigrin në mace

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, po marrin pjesë në aktivitetin për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se shpallja e Vjosës si Park Kombëtar është një moment i jashtëzakonshëm dhe historik për vendin tonë, pasi një vendim i tillë ishte sfidues dhe i vështirë për t’u arritur.

Më tej Rama ironizoi disa ambientalistë evropianë që sipas tij tentuan të shndërronin “tigrin në mace”, pra që donin të zbusnin lumin Vjosa.

Rama tha se shumë europianë pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë.

Megjithatë kryeministri theksoi se Shqipëria ja doli që të mbrojë përgjithmonë lumin e fundit të egër të Evropës.

Rama: Moment i jashtëzakonshëm, është moment historik. Për ta brërë realitet na u desh kohë, pasi nuk është vendim i lehtë, por i vështitë. Më vjen shumë mirë që ja dolëm kësaj ndërmarrjeje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës gjithë atyre që kontribuan që të arrijmë këtu. Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të Evtopës. Patëm shumë europianë që pasi zbutën lumenjtë e tyre të egët, u turrrën nga Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja, u turrën që ne mos guxonim të zbusnim tigrin tonë. Donin që të bënin tigrin mace.

Fondi i parë do t’u shpërndahet komuniteteve për të zgjidhur problemin e ujërave të zeza, që janë derdhur në lumë.

“Janë 80 miloionë që do të vendosen në fillim, në dispozicion të parkut, për të bërë të mundur që të gjitha kom të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë”.

Rama shprehu ambicien për të shtuar sipërfaqen e mbrojtur të Shqipërisë, në 30 për qind.

“Sot, Shqipëria ka 21 për qind të territorit zonë të mbrojtur. Çdo vit, kemi rritur sipërfaqen dhe objektivi ynë është ta çojmë në 30 për qind”.

 Rama gjithashtu theksoi se për Vjosën janë hedhur 80 mln dollarë investim për bllokimin e kanaleve të zeza, një risi kjo që do të ndihmojë në ruajtjen e vlerave dhe pasurive tona kombëtare.

“Ne sot, jemi krenar për shumë gjera që kemi bërë në funksion të mjedisit dhe natyrës. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë sot me një montaroum absolut për gjuetinë, vendosëm ta ndalojmë dhe tani kemi ripërtëritje të ndejshme dh frymëzuese të faunës në të gjithë territorin. Jemi në monitorim të pyjeve. Por kjo nuk mjafton, na duhet një tjetër reforme për menaxhimin e pyjeve. Për t’i kthyer në mirëqenie, për brezat që do të vijnë. Presim që ky park të jetë qendër e projekteve, të punimit shkencor, të studimeve dhe përpunimit. Jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues me fqinjët tanë, për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar bashkërisht,. Janë 80 mln dollarë që do të vendosen në dispozicion të këtij parku që të gjitha bashkitë të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë”, tha Rama.

Dy ditë më parë qeveria shpalli Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar nënkupton se nuk do të lejohet asnjë ndërtim që cenon luimin, përfshirë këtu edhe hidrocentralet që kanë shkaktuar debat në madh në Shqipëri, por kanë sjellë edhe reagimin e disa organizatave ndërkombëtare.

Në janar të këtij viti, lumi Vjosa mori statusin Park Natyror. Nisja e ndërtimit të disa hidrocentraleve në lumin e Vjosës alarmoi shumë ambientalistë vendas dhe të huaj, të cilët nisën një fushatë për mbrojtjen e këtij lumi.

Më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se “shpallja si Park Kombëtar do të pasurojë brezat që do të trashëgojnë Vjosën në një mënyrë që është një rrugë e re e pashkelur në Evropë”.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Qeveria ka anuluar planet e saj të ndërtimit për tetë hidrocentrale në Vjosë dhe degët e saj që do të prodhonin energji elektrike.
Sipas ambientalistëve, digat do të kishin shkaktuar dëme serioze në lumë.

Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra, rrjedh nga shpatet e mbuluara me pyje të maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Shkencëtarët thonë se ekosistemi i Vjosës është habitati për 1.100 specie, 13 prej të cilave janë në rrezik të madh të zhdukjes. Vjosa gjithashtu ka vlerë ekologjike, kulturore dhe ekonomike për 60.000 shqiptarët që jetojnë në brigjet e saj.

/albeu.com/