Kurti tregon pse u “shmang” PD-ja nga vizitat e tij në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me krerët e shtetit të Shqipërisë, për t’i informuar lidhur me Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti u takua me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe kryeministrin Edi Rama, i cili e priti në vilën qeveritare numër 30 në zonën e ish-bllokut.

Pas takimeve në Tiranë Kurti tha se vuri në dijeni krerët shqiptarë për marrëveshjen e Ohrit dhe se kërkoi mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sakq Kurti u takua edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai u pyet nga gazetarët për ‘shmangien’ e PD-së nga axhenda e takimeve të tij në Tiranë.

Kurti tha se Metën e takoi në cilësinë e ish presidentit dhe jo si kreytar të Partisë së Lirisë.

“Unë kam takuar ish-presidentin, Meta të cilin e kam njoftuar edhe me herët. Kam konsideruar se ishte e nevojshme ta njoftoja edhe atë. Nuk përjashtohet që në vizitën time të ardhshme të takoj edhe të tjetrë. . E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.” tha Kurti./albeu.com/


Shtuar 26.03.2023 19:30