Tërmetet, ndodh fenomeni i rrallë në Shqipëri, a është një paralajmërim?

Shqipëria është një zonë sizmike dhe thuajse çdo ditë ndodhin lëkundje të lehta tërmeti në zona të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave vërehen vetëm përmes sizmografëve pasi kanë intensitet të ulët.

Pak ditë më parë Instituti i Gjeoshkencës raportoi për katër tërmete që kishin goditur vendin brenda 24 orëve, ndërsa ka të paktën tre ditë që në vend nuk regjistrohet asnjë lëkundje qoftë kjo e mesme apo e vogël.

Nga të dhënat që ofron instituti, që prej së martës në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë lëvizje minimale sizmike.

Ky duket një fenomen i rrallë për vendin duke nisur aktivitetin e lartë sizmik me të cilin përballemi çdo ditë edhe pse sizmologët shprehin shqetësimin se një aktivitet i moderuar sizmik është më mirë se sa një “heshtje e gjatë”, të cilat pasohen me goditje më të forta. /albeu.com


Shtuar 25.05.2023 10:20

Tags: