Vendimi për “fatin” e PD-së, Meta: Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me mbështetësit e PL-së në Korçë.

Meta komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me vendimin e Gjykatë së Apelit për statutin e Partisë Demokratike, duke thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulë e PD, ishte i pritshëm.

Ai akuzon kryeministrin Rama për vendimin e Gjykatës së Apelit. Meta tha se në 14 maj kandidatët e dalë nga Primaret do të dalin fitues, ndërsa shtoi se “atentatit të pluralizmit” nga Edi Rama, do t‘i përgjigjen në mënyrë adekuate.

“Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit, ndaj do jenë kandidatë fitues”, tha Meta.

Gjykata e Apelit bëri publik ditën e premte  vendimin e plotë, me anë të të cilit vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021.

Kështu, me këtë vendim, Partia Demokratike tashmë e ka një kryetar dhe ai është Enkelejd Alibeaj

/Albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 14:12

Tags: